Zbardhen detaje të korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve. Disa nga korridoret e reja të armëpushimit të shpallura nga Rusia çojnë në Rusi ose Bjellorusi.
Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.
Lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë raporton BBC.
Detajet janë si më poshtë:
Mariupol
- Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme
- Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë)
Kharkiv
- Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë
Sumy
- Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport
- Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë)
Kiev
- Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), pastaj me ajër në Rusi
Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë “kontroll objektiv të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve”.
Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin “plotësisht imoral”, duke thënë se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.