E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbardhen detajet, ja si u identifikuan dy autorët e plagosjes në Kamëz

Policia në Kamëz ka identifikuar dy autorët, që dyshohet se kanë marrë pjesë në plagosjen në Kamëz.

Shtetasit e identifikuar si pjesëmarrës në këtë plagosje janë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE” në Tiranë.

Por, si u zbuluan autorët?

Autorët janë identifikuar nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë. Gjithashtu dhe se autorët kishin një biznes që shisnin makina dhe jepnin me qira dhe makinën tip ML me të cilën janë larguar e kishin hedhur në Facebook dhe Instagram.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›