E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbardhen detajet nga ngjarja në Librazhd/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ja kush mbeti i plagosur

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në qendër të Librazhdit, ku nga një makinë është qëlluar me armë drejt një lokali.

Si pasojë e të shtënave, burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Shpëtim Skura.

Albi Biçaku dyshohet të jetë autori i plagosjes, ndërsa përveç këtij policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në afersi të qëndrës së Librazhdit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar perimetrin dhe po bën hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›