E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbardhen kapitujt e integrimit, në 15 tetor në Luksemburg mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare

Më datë 15 tetor në Luksemburg, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të happen negociatat për grup kapitullin e parë.

Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.

Grup kapitulli i parë, quhet ndryshe si ‘bazat’.

GRUP-KAPITULLI I PARË

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurimi publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar

Ky grup kapitull që hapet i pari, pritet të mbyllet në fund të procesit të integrimit.

Progresi dhe ecuria e realizmit të objektivave në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.

BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›