E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbardhen nëntë raste vjedhjesh/ Tre të ndaluar, mes tyre dy të mitur në Tiranë

SHQIPËRI- Brenda 24 orëve, Policia e Shtetit ka finalizuar  dy operacione në Tiranë dhe Vlorë, ku janë zbardhur nënta raste vjedhjesh.

Mes të arrestuarve, është një 26-vjeçar, i dyshuar për 5 vjedhje të portofolave, celularëve dhe shumave parash në subjekte të ndryshme.

Po ashtu u ndaluan dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët dyshohen për 4 vjedhje në zonën e Astirit, përfshirë një motomjet, dy dyqane dhe një automjet.

Në total janë zbardhur 9 raste vjedhjesh, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga të dyshuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›