E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbardhet aksidenti në Lushnje, të plagosur biznesmeni Kristian Boçi dhe fëmijët e tij, dërgohen te Trauma me fraktuar

Policia njoftoi më herët se mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjetin me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident.

Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.

Personi i cili u përfshi në aksident është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.

Kristian Boçi teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e tij në aksin Lushnjë-Tiranë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›