Zbardhet ngjarja e Peqinit

Në “Procesin Sportiv” për herë të parë janë publikuar relacionet e gjyqtarit dhe delegatit të takimit Shkumbini-Flamurtari, ndeshje ku ka ndodhur dhe incidenti me zv.presidentin e Shkumbinit Dashnor Sula.
Ja një pjesë e relacionit: “Rreth një orë përpara fillimit të takimit kanë hyrë në dhomën e arbitrave 4 civilë. Vëzhguesi i takimit Astrit Mema i ka thënë që të largohen. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe delegati i ndeshjes Petrit Brahja, i cili i ka urdhëruar të dalin jashtë. Njëri nga ata futet në tualetin e dhomës dhe aty dëgjohet një krismë. Më pas, ky person largohet nga ambientet tona duke bërtitur.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kemi patur asnjë problem. Në përfundim të ndeshjes, njëri nga ata persona ka sjellë një pistoletë për ta lënë aty, ndërsa delegati i ka thënë që ta marrë me vete.
Pasi kemi lëshuar një deklaratë për policinë jemi larguar.”
Këto janë raportet zyrtare të cilat janë vënë menjëherë pas ndeshjes në dispozicion edhe të Komisionit të Disiplinës i cili ditën e nesërme do të diskutojë e do të marrë vendime për këtë ngjarje kaq të rëndë.
Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon gjithçka për të penalizuar Shkumbinin për këtë presion ndaj gjyqtarëve, duke filluar nga humbja e ndeshjes në tavolinë dhe heqja e tre pikëve të tjera deri në përjashtimin e kësaj skuadre nga Superliga. Gjithsesi vendimin përfundimtar për gjithçka ka ndodhur dhe gjithçka kanë raportuar gjyqtarët dhe vëzhguesit e FSHF-së do ta japë Komisioni i Disiplinës i programuar për tu mbledhur ditën e nesërme.