Zbardhet ngjarja në Berat, babai i dogji vilën 3-katëshe djalit, procedohet nga policia

Një 78-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Beratit, pasi i vuri zjarrin shtëpisë së djalit të tij.
Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnatës të martën në një vilë 3-katëshe në Berat.
Vila është në pronësi të Dritan Qatos, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen. Ndërkohë që në banesë jeton i vetëm babai, Shahin Qato,78-vjecari i cili vuri zjarrin.
Ai kishte lyer nga të gjitha anët me benzinë vilën, por fatmirësisht vetëm kati i tretë u përfshi nga flakët pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikësve.
Ende është e paqartë se përse 78-vjeçari ndërmori një veprim të tillë, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprën penale shkatërrim i pronës më zjarr./vizionplus.tv/