E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbardhet vendimi/ Ja arsyeja që çoi në lirimin nga burgu të Saimir Tahirit, ish ministrit i lejohet të dalë edhe nga banesa

4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë firmosur ekspertizën mjekoligjore sipas së cilës bashkëshortja e tij nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga burgu dhe të kalojë në shtëpi pjesën tjetër të dënimit.

Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Matilda Fetau thuhet se Tahirit do i lejohet të dalë nga banesa për të plotësuar kërkesat e familjes.

Tahirit sipas vendimit të gjykatës i ka mbetur edhe 1 vit e 8 muaj dënim për të shlyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›