E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbardhet vendimi i GJKKO për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Bektashi

Zbardhet vendimi i GJKKO-së, e cila ka caktuar mbrëmjen e djeshme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Detyrim paraqitje u dha edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ndërkohë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dhëndin e ish kryeministri Berisha, Jamarbër Malltezi.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë më 16 tetor. Gjyqtarja që ka caktuar masat ndaj tyre është Irena Gjoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›