E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i ligjit nen lupen e Keshillit Tatimor

Duke folur per punen e Keshillit zv/ministri Alfred Rushaj u shpreh se kjo iniciative e qeverise me mbeshtetjen e Programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine II te administruar nga USAID ka si qellim bashkebisedimin me biznesin per te bere te mundur unifikimin e praktikave tatimore dhe ballafaqimin e mendimeve teknike per saktesimin e interpretimit te legjislacionit tatimor ne fuqi.

Bashkekryetari i zgjedhur nga perfaqesuesit e tatimpaguesve ne mbledhjen e sotme Fatmir Kazazi nga Instituti i Keshilltareve Fiskale shprehu besimin per kontributin e Keshillit ne sigurimin e nje trajtimi te barabarte te tatimpaguesve permes procedurave te qarta dhe transparente.

Ne baze te rregullores se Miratuar nga Keshilli i Ministrave Keshilli Tatimor i parashikuar ne Kodin e Procedurave Tatimore perbehet nga 18 anetare 6 zyrtare te larte nga Ministria e Financave dhe DPT-ja si dhe 12 perfaqesues te tatimpaguesve te zgjedhur permes nje procesi te hapur te mbledhjes te kandidaturave dhe vendimmarrjes.

2010-11-01 1738

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›