Zbatimi i marrëveshjes me Prishtinën, Fule nesër në Beograd
Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar bisedimet në Bruksel rreth shpërbërjes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë në veriun e Kosovës dhe riintegrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Këto bisedime pasuan miratimin e ligjit për amnisti nga Parlamenti i Kosovës që synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veri. Dy ditë më parë, ndërkaq gjykatat paralele që kanë funksionuar në veriun e Kosovës kanë ndaluar të pranojnë lëndë të reja, ndërsa deri më një shtator ato duhet të pushojnë së funksionuari.
Autoritetet në Kosovë thonë se janë angazhuar që të mos ketë boshllëk në sistemin gjyqësor në veri dhe se gjatë kësaj jave do të vazhdojnë debatet për të zgjidhur çështjet e hapura. Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ka thënë se deri më 1 shtator duhet të ndodhë mbyllja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të drejtësisë ndërsa deri më 30 shtator duhet të ndodhë integrimi dhe komplet zhbërja e çfarëdo strukture ilegale që ekziston në fushën e sigurisë.
Ndërkohë komisionari për zgjerim në BE, Stefan Fyle nesër nis vizitën dyditore në Beograd ku do të zhvillojë takimë me zyrtarët kryesore serb për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën dhe hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejtë BE.
Sipas mediave serbe vizita e Fyles shihet edhe si një presion për autoritete e Beogradit, për të ecuar më shpejt me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit të arrisut mes kryemsinitrit serb Ivica Dacic dhe atij të kosovës Hashim Thaçi.