E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulim i pazakontë/ Gjendet skeleti i një “gruaje vampir” me një kosë në qafë

Gjenden ne Poloni eshtrat e një “gruaje vampire”, e varrosur me një kosë rreth qafës dhe me një dryn të ngjitur në gishtin e madh të këmbës së saj të majtë për të “parandaluar kthimin e saj nga të vdekurit”.

Një grup arkeologësh polakë dolën në këtë përfundim pasi analizuan një skelet të shekullit të 17-të të gjetur në varrezat e fshatit Pien.

Të tjera detaje dolën nga analiza e varrit dhe skeletit. Zbulimi i një kapele mëndafshi do të tregonte se gruaja i përkiste një klase të lartë shoqërore.

Dhe përsëri, një dhëmb prerës shumë i dalë do të ofronte informacion mbi pamjen e pazakontë të gruas së vdekur.

Udhëheqësi i ekipit, profesor Dariusz Poliński i Universitetit Nicholas Copernicus në qytetin e afërt të Torun, i cili kreu kërkimin, tha se forma e varrimit ishte shumë e pazakontë./Tgcom

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›