E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen arkivat e Lidhjes ne Kinostudio

Zbulohen gjurmet e arkivit te Lidhjes se shkrimtareve. Vendosur ne dengje te medha e ne thase te bardhe mijera libra nga biblioteka e dikurshme dhe dokumentet e dosjeve te Lidhjes shfaqen per here te pare permes fotove.

Arkivi i Lidhjes eshte zhdukur ose eshte fshehur pikerisht qe ndergjegjia e saj te mos zbulohet. Kjo deklarate e shkrimtarit Ismail Kadare ne vitin 2005 eshte nder te rrallat ku permendet zhdukja pa lene gjurme e nje arkivi ku strehoheshin qindra te verteta te ethshme shkrimtaresh e artistesh. Me vone deklarata te tjera zune te shfaqen ne ekrane e faqe gazetash. Dosjet e Lidhjes jane djegur prapa malit te Dajtit. Prosesverbalet e mbledhjeve te Lidhjes jane zhdukur me qellim fshehjen e akuzave dhe spiunimeve...

Ne te vertete ku eshte arkivi i Lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve Lidhja i mbylli dyert ne pranveren e 2007 kur me nje vendim te keshillit te Ministrave godina e saj iu dha Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Qe nga ajo kohe mobiljet biblioteka dokumentacioni dhe gjithcka tjeter u futen ne thase plehrash dhe u derguan ne nje prej sallave te ish-Kinostudios.

Sot kryetari i fundit i Lidhjes se Shkrimtareve Hysen Sinani denoncon rrezikun qe i kanoset kesaj pasurie. Pra arkivi i Lidhjes ekziston. Mund te jete demtuar gjithe keto vite pa mirembajtje por arkivi eshte ne Kinostudio- thote Hysen Sinani.

Ai e ka mesuar vendndodhjen kur iu desh te kerkonte nje dosje te llogarise dhe se bashku me dy prokurore nxorren lejen per te hetuar mes grumbujve te librave e dokumenteve atje ne nje prej ambjenteve te godines qendrore te ish-Kinostudios.

Te njetin destinacion synojme. Dhe zbulojme se arkivi i shumeperfolur i Lidhjes eshte pikerisht atje ne katin e dyte te nderteses se projektuar qe ne agimin e kinemase tone.

Holli i Albafilmit eshte i pushtuar nga objektet e godines se vjeter. Karrige kolltuqe tavolina dollape te shkaterruar dengje revistash...Pak me tej librat jane sistemuar ne nje mobilje qe ngjan me gjurmet e nje biblioteke te vjeter. Ndersa punonjesit e Albafilmit na tregojne se pjesa me e madhe jane sistemuar ne nje dhome qe eshte e mbyllur me celes. E hapin vetem per pak kohe sa per te fotografuar. Por nuk kemi mundesi dhe as autorizim ti shfletojme e te kerkojme brenda tyre. Lajmi i fundit qe mesojme per kete pasuri por jo i konfirmuar plotesisht eshte destinacioni i tyre i metejshem. Shume shpejt ky arkiv dhe mijera titujt e librave e koleksionet e gazetave do te nisen neper bibliotekat e bashkive neper gjithe rrethet. Po dosjet arkivore cdestinacion do te kene Nese ndodhet ende dicka mes atyre thaseve kerkimet e metejshme do te na e zbulojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›