Zbulohen arsyet e vdekjes së Cory Monteith

Janë zbuluar arsyet e vdekjes së yllit të ‘Glee’, aktorit Cory Monteith I cili u gjend pa shenja jete të shtunën në dhomëne tij të hotelit në Vancouver.
Sipas hetimeve të para, aktori ndërroi jetë për shkak të përzierjes së lëndëve narkotike.
Një koktej me heroinë dhe alkool dhe lëndë të tjera narkotike janë gjetur në trupin e pajetë të aktorit Monteith.
Monteith është përballur me varësi disa herë në jetën e tij. Gjatë pranverës së këtij viti, ai ka qenë në rehabilitim pikërisht për shkak të problemeve me alkoolin dhe drogën./Indeksonline/