E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen "dokumentet e Pentagonit"

Qeveria amerikane ka njoftuar sot se do të bëjë publike materialet e njohura si “Dokumentet e Pentagonit“, 40 vjet pasi ato u publikuan në media si dokumente sekrete në lidhje me luftën e Vietnamit.

Dosjet që zyrtarisht janë të emëruara, “Marrëdhëniet SHBA – Vietnam, 1945 – 1967: Studim i Përgatitur nga Departmanti i Mbrojtjes”, janë raporte sekrete që në detaje e kanë treguar përfshirjen ushtarake dhe civile amerikane në Vietnam nga viti 1945 – 1967.

Dokumentet, fillimisht ishin publikuar në faqen e parë të Nju Jork Tajmsit në vitin 1971, duke krijuar një skandal të madh dhe të cilët mjaftuan që Presidenti i asaj kohe, Lindon Xhonson, të mos rikandidohej, pasi edhe kundërshtimi i kësaj lufte në opinion ishte rritur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›