E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulohen mbi 2600 bimë kanabis në Vaun e Dejës dhe Pukë

Një tjetër operacion antikanabis është zhvilluar në Vaun e Dejës dhe në Pukë, ku janë asgjësuar mbi 2600 bimë narkotike.

Kjo është faza e tetë e operacionit ‘alpe të pastra’, në të cilin janë angazhuar mbi 60 efektivë dhe 5 dronë.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në total në këtë operacion janë asgjësuar mbi 40 mijë fidanë kanabis e 3 persona janë arrestuar, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›