E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulohet data se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri

Burime nga qeveria dhe Parlamenti konfirmojnë për A2 CNN se konferenca e dytë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE do të mbahet me 15 tetor.

Në korrik të 2022 Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE. Pas këtij vendimi shteti shqiptar u mor me procesin screening, fotografimin e legjislacionit shqiptar.

Vendi ynë ishte gati një vit më parë për hapjen e kapitujve të parë, të cilat përfshijnë çështjet më të rëndësishme nga shteti ligjor e Reforma në Drejtësi, te zgjedhjet, demokracia por edhe ekonomia.

Pengesë për Tiranën zyrtare u bë “vetoja” greke për shkak të konfliktit pas arrestimit të Alfred Belerit, minoritarit që fitoi bashkinë e Himarës por që u dënua për korrupsion zgjedhor.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›