Zbulohet emri i të plagosurit në Maliq / Autori mbetet në arratisje

Zbulohet emri i personit të plagosur sot me thikë në Maliq.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan.
Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Hamolli, i cili dyshohet se është plagosur nga shtetasi me inicialet M.R, i cili ndodhet në arrati.
Ndërkohë një bashkëfshatar i të plagosurit pohon se ata janë zënë për punën e qenve të stanit.
“Ka shumë vite që jeton në Sovjan.
Merret me aktivitetin e bagëtive.
Është njeri i mirë. I qetë.
As trazon as, kushedi si e ka patur punën.
Për punën e qenve me këtë!”, tha banori i zonës.