Zbulohet emri i vajzës së Kim dhe Kanie?

Një infermiere në Los Angeles raportohet se ka zbuluar emrin e vajzës së Kim Kardashian dhe Kanie Uest.
Sipas saj, fëmija i parë i Kim dhe Kanye është quajtur me emrin Kaidence Donda Uest.
Emri duket i besueshëm pasi ndjek shembullin tradicional të familjes Kardashin, ngase të gjitha femrat e familjes kanë emrat me shkronjën “K”.
Emri i mesëm Donda thuhet se i dedikohet nënës së ndjerë të Kanie. Deri më tani nuk janë dhënë detaje nga familjarët./Indeksonline/