E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet formacioni Shqiperia gati per sfiden me Bjellorusine

TIRANE- Kombetarja shqiptare ka zhvilluar seancen e fundit stervitore ne stadiumin Dinamo te Minskut ku te marten do te perballet me Bjellorusine. Ndeshja e katert ne grupin D e gjen Shqiperine ne nje situate aspak komode per shkak te mungesave te shumta si Cana Bogdani apo Curri. Ne mbrojtje ndihmesi i Kuzhese Mustedanagic do te vendose njerin mes Telit dhe Beqirit por shkodrani duket i avantazhuar.
Kjo eshte pjesa me delikate e formacionit nderkohe qe ne sulm Erjon Bogdani nuk do te zevendesohet me askend. Pritet qe Shqiperia ta nise me nje sulmues te vetem Hamdi Salihin i cili do te ndihmohet nga Ervin Skela. Nderkohe ne mesfushe do te luajne gjithashtu Bulku Lila Agolli dhe Muzaka. Nderkohe ne kampin kundershtar trajneri gjerman i Bjellorusise Bernd Shtange eshte shprehur i sigurt ne fitoren e skuadres se tij. Synimi im eshte te kualifikohem ne Europian ka deklaruar Shtange. Bjellorusia nuk do te kete te gatshem sulmuesit Sergei Kornilenko dhe Vitali Kutuzov nderkohe qe ne dyshim eshte edhe Aleksander Hleb.

Perballja mes Bjellorusise dhe Shqiperise eshte vendimtare per fatet e dy skuadrave ne grupin D. Nga kjo sfide direkte do te vendoset shume persa i perket vazos se katert nderkohe qe aktualisht te dy ekipet kane nga 5 pike. Bjelloruset vijne ne kete takim pas barazimit zhgenjyes 0-0 ndaj Luksemburgut ndersa Shqiperia barazoi 1-1 me Bosnje-Hercegovinen. Takimi ne Minsk do te luhet ne temperatura rreth zero grade dhe do te drejtohet nga arbitri danez Peter Rasmusen.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›