E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulohet identiteti i personit që vrau deputetin britanik, Sir David Amess

Policia britanike ka bërë të ditur emrin e personit të arrestuar për vrasjen e deputetit Sir David Amess. Ai është Ali Harbi Ali, 25 vjec, me shtetësi britanike dhe me prejardhje nga Somalia. Ali i u ndalua dhe po mbahet nën arrest nën aktin e terrorzmit, sipas të cilit oficerët kanë kohë deri të premten ta marrin atë në pyetje. Sipas korporatës britanike të transmetive. Disa vite më parë Ali i ishte referuar skemës parandaluese kundër terrorizmit, e cila synon të ndaojë radikalizimin e njerëzve, por asnjëherë nuk ka qenë zyrtarisht subject i interest të MI5-ës. Policia thotë se i dyshuari i cili fillimisht u ndalua të premten në Essex, tashmë po mbahet në stacionin policor të londrës, pasi u arrestua nën aktin e terrorizmit. ZYrtarët nuk besojnë se të sulm të ketë qenë përfshirë ndonjë person tjetër. Sir David, deputet konservator për Southend West që nga viti 1983 u godit disa herë me thikë ndëersa po mbante një takim me zgjedhësit e tij në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›