E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u mor peng në Angli/ Dyshohet për prishje të pazareve të drogës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli.

Bëhet fjalë për Nertil Buzi nga Fieri.

Prej 4 vitesh, 30-vjeçari jetonte në Britani të Madhe.

Mësohet se Policia ra në gjurmët e ngjarjet pas denoncimit të vëllait të Buzit në Shqipëri.

Dyshohet se fieraku u mor peng për shkak të prishjeve të pazareve të drogës ndërsa për lirimin e tij u kërkuan 400 mijë paund.

Në lidhje me ngjarjen policia britanike arrestoi 7 persona, të gjithë me shtetësi shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›