E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej drogë, arrestohet pronari dhe banakieri

Policia e Himarës ka zbuluar një lokal nate në plazhin e Potamit, i cili ishte përshtatur për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Pronari i subjektit, i cili posedonte pa leje armë sportive (pistoletë) është arrestuar.

Sipas policisë në kuadër të operacionit “Last Night” u vu në pranga shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë. Gjithashtu u arrestua banakieri, shtetasi A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat.

20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje.

Në total u sekuestruan 150 doza Kokaine, 8 doza Cannabisi, arma sportive, 2 celularë dhe 1 peshore elektronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›