E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet plantacioni me kanabis në kufirin greko-shqiptar, mister pronarët

Një plantacion i madh kanabisi është zbuluar sot nga policia greke në kufirin greko-shqiptar, midis territorit të Bashkisë Filat dhe Bashkisë Konispol.

Gjatë operacionit policor në Agios Nikolaos, policia shkuli gjithsej 1252 fidanë kanabisi me lartësi nga 1.10 deri në 1.50 metra. Në vazo u gjetën 1199 bimë gati për tu mbjellë, ndërsa 762 rrënjë ishin të thata.

Plantacioni kishte një rezervuar uji të improvizuar dhe sistem vaditjeje. Gjithashtu, në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të përkohshme banimi, si çadër, sende personale dhe mjete bujqësore.

Hetimet paraprake po kryhen nga Prokuroria për Narkotikë pranë Nëndrejtorisë së Sigurisë Igumenicë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›