E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet shkaku i vdekjes se Gagarin

Rreth 40 vjet me pare kur ne bordin e nje MiG-15 u rrezua ne nje pyll prane qytetit te Kirzac, ishin te shumte ata qe menduan per nje atentat.
Dhe gjate ketyre viteve, dhjetra teori konspirative jane ideuar per te shpjeguar vdekjen e tij misterioze. Por mesa duket Yuri Gagarin vdiq per shkak te nje gabimi njerezor. Perfundimi ka dale nga disa kerkues te fushes, kapiteni Igor Kuznetsov, nje kolonel i aviacionit i dale ne pension, i cili se fundmi ka perfunduar nje kerkim te gjate per motivet e perplasjes tragjike. Sipas studimit, kozmonauti i famshem sovjetik, i cili ne 1961-shin u be njeriu i pare qe fluturoi ne hapesire, ndersa ishte duke kryer nje fluturim rutine ne mars te 1968 ne me shume se 3 mije metra lartesi, vuri re se nje percuese ajri ne kabinen e tij ishte lene hapur. I kapur nga paniku, tentoi se bashku me kolegun e tij Vladimir Seryogin nje manovrim te rrezikshem per t’u kthyer ne nje lartesi me te sigurte. Por zbritja ne pikiat ishte aq e shpejt sa te dy pilotet humben ndjenjat dhe u perplasen prane pyllit te Kirzac.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›