E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet “shtëpi bari” në Tepelenë, policia gjen 200 rrënjë kanabisi

Një shtëpi bari është zbuluar në një fshat të Tepelenës ditën e sotme.

Vizion Plus mëson se bëhet fjalë për të paktën 200 rrënjë kanabisi.

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar. Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura”, njofton policia. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›