E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet trupi i nje njeriu ne stomakun e peshkaqenit

BAHAMAS ndash Policia ne Bahamas po punon per te zbuluar identitetin e nje njeriu pjese te turpit te tij u gjeten ne stomakun e nje peshkaqeni te kapur te dielen nga peshkataret ne jug te Bahamasit.

Sipas asaj qe raportojne mediat lokale ne stomakun e peshkaqenit 4 metra te gjate u gjeten mbetje te trupit te nje njeriu.

Agjentet zbuluan se ne barkun e peshkaqenit u gjet kemba e djathte e nje njeriu te dy krahet dhe nje pjese e trupit. Ne baze te kerkimeve te para hetuesit zbuluan se viktima eshte nje mashkull me ngjyre. Eumlshte shume shpejt per te zbuluar nese viktima eshte vrare nga peshkaqeni apo eshte hedhur i vdekur ne det.

Pas analizave te ADN-se hetuesit do te mund te zbulojne identitetin e viktimes. Deri tani hetimet jane shtrire ne disa pista. E para lidhet me emigrantet klandestine kryesisht haitianeve te cilet perpiqen te mberrijne ne brigjet e Floridas dhe qe shpesh mbyten ne det.

Pista tjeter eshte shtrire ne zhdukjen e 2 personave javen e kaluar ne Bahamas. Frank Brown 62 vjec dhe Delton Neeton 47 vjec dolen per te peshkuar dhe me pas sinjalizuan se kishin patur probleme ne motorrin e varkes me te cilen udhetonin. Pas kesaj ata nuk u rikthyen me.

e.n/corriere/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›