Zef Brozi: Sali Berisha diktatorvendit i duhet Kushtetutë e re
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit duket se këtë herë ishte më i drejtpërdrejtë për qeverinë shqiptare. Sipas Zef Brozit situata në vend ka vetëm një shkaktar të vetëm, Berishën. Ai kërkon që vendi të reflektojë ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve.
Ish –kreu i gjykatës së Kasacionit në vendin tonë, Zef Brozi në një intervistë për TV A1 Report komentoi raportin e fundit të dalë nga DASH për vendin tonë, ku për gjithë krizën që është krijuar në politikën e Shqipërisë, ai fajësoi kreun e qeverisë Sali Berisha. Ai e konsideroi qeverisjen e Berishës si të një diktatori.
Raporti i DASH për të drejtat e njeriut për herë të parë ka përdodur një gjuhë të ashpër e kritika ndaj vendit tonë. Nëse keni një koment?
Ky është qëndimi amerikan i principeve, rëndësi ka mënyra sesi ata qeverisin një vend. Raporti pasqyron realitetin e hidhur të Shqipërisë. Nuk ka më vend për mëdyshje që qeveria shqiptare udhëhiqet nga diktator që është Berisha. Kjo do jetë një lajm pozitiv për mbështetjen e amerikanëve për opozitën dhe gjithë shqiptarët.
SHBA ka folur hapur gjatë këtyre kohëve mos ndoshta nuk janë marrëdhëniet mirë me qeverinë shqiptare?
Përshëndes ambasadorin Arvizu dhe Uidhers për qëndrimet e hapura për popullin shqiptar. Arvizu përçon në Shqipëri qëndrimet e Presidentit Barak Obama. Kjo tregon se politika amerikane ndaj qeverisjes aktuale në mënyrë realiste ka marrë informacione nga shumë faktorë për të arritur në ato qëndrime. Sa do ndikojnë në revanshet e Berishës qëndrimet e SHBA, është diçka tjetër dihet se Berisha për hir të pushtetit të tij personal nuk ka pyetur qëndrimet e amerikanëve dhe Bashkimit Europian. Shpresoj që BE të jetë me realiste për politikën shqiptare. Perëndimi e ka kuptuar se Shqipëria udhëhiqet vetëm nga një individ, asgjë nuk e dallon Berishën nga diktaturat.
Ajo që po ndodh në KQZ, duke u fokusuar dhe te raporti?
Ky është përshkrim i realitetit të hidhur në Shqipëri. Kjo do të shërbejë edhe për faktorët e tjerë ndërkombëtarë për të folur hapur. KQZ është një instrument politik. Për fat të keq Kodi Zgjedhor nuk arriti të japë zgjidhje më të mira elektorale për Shqipërinë. Kodi i ri është më antidemokratik që ka patur vendi ynë. Politizimi i KQZ i komisioneve, i administrimit të zgjedhjeve është dhunimi i barazisë së votave.
Kodi ka qenë fryt i konsensusit mes opozitës dhe mazhorancës...
Marrëveshjeve të tilla edhe pse mund të bashkojnë dy parti të mëdha janë të dëmshme. Edhe pse PS mban një përgjegjësi të madhe. Kam parë më simpati grevën e urisë së deputetëve të LSI për mbështetjen e parimeve kushtetuese. Opozita sot duhet të shprehet se “a duhet ta ndryshojë Kodin Zgjedhor, a do ta mbrojë barazinë e votës?” Sot kam vënë re se se nëse nuk të ka me sy të mirë kryetari i partisë nuk mund të bëhesh kandidat për deputetë. Prandaj duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Qeverisja duhet të korigjojë gabimet edhe për Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. I duhet një Kushtetutë e re Shqipërisë që të garantojë parimet e balancimit të pushteteve. Ato sot janë të shkatërruara, që i udhëheq pushteti i një individi. Legjislativi duhet të jetë i ndarë nga ekzekutivi. Berisha duhet të japë llogari para Parlamentit.
Mënyra e menaxhimit të Parlamentit si ju duket?
Është skandaloze. Është apsolutisht integriteti i deputetëve. Ata janë dhunuar dhe në mënyrë të veçantë të opozitës. Deputetëve nuk u jepet fjala fyen edhe me një fjalor që di ta kishte zili dhe rrugaçi më i madh i botës.
Opinioni juaj për marrëveshjen PS-LSI?
Kjo mund të shikohet në dy pikëpamje, a ishte i njëanshëm apo i dobishëm? Nuk dua të komentoj të kaluarën politike të tyre. Ky koalicion do t`i sjellë të mira Shqipërisë. Por nuk duhet të kthehet në dëm të shtetit ligjor, për të mos fërkuar përsëri shpatullat Berishës. Nëse ky koalicion do të ketë një vullnet pozitiv për të ndërtuar një shtet ligjor. Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Është e turpshme që ka mbi 20 vjet që Shqipëria është ngatërruar vetëm në zgjedhje të vjedhura e të dhunuara.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)