E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re: Numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 75

Numri zyrtar i personave që humbën jetën nga tërmeti në Zelandën e Re, ka arritur në 75, ndërsa afro 300 vetë konsiderohen të zhdukur në qytetin e shkatërruar, Kristçërç.

Zyrtarët sot kanë deklaruar se një grua është shpëtuar pasi kishte kaluar një ditë nën gërmadhat e një ndërtese.

Kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Ki, ka shpallur gjendje emergjence, për shkak të pasojave të tërmetit të djeshëm, që ishte me intensitet 6.3 shkallë.

Ky tërmet është katastrofa më e madhe natyrore, që ka goditur këtë vend, prej vitit 1931, kur nga një tërmet me intensitet 7.8 shkallë, kane vdekur 256 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›