E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelandë , ndë rpriten kë rkimet pë r 17 peshkatarë t

Ekipet e shpëtimit nga Zelanda e Re kanë ndërprerë kërkimet për 17 peshkatarët e humbur nga Koreja e Jugut, të cilët po udhëtonin me një peshkarexhë që u mbyt në Oqeanin Jugor.

Pesë nga 42 anëtarët e ekuipazhit humbën jetën dhe 20 të tjerë u shpëtuan, pasai anija “In Sung” u mbyt rreth 2 mijë kilometra në jug të Zelandës.

Ekuipazhi përbëhej nga peshkatarë nga Koreja e Jugut, Kina, Indonezia, Filipinet dhe Rusia. 20 prej tyre u shpëtuan nga një peshkarexhë tjetër që po kalonte aty pranë.

Autoritetet zelandeze kanë deklaruar se është ende e paqartë përse anija u mbyt, pasi kushtet e motit ishin të mira, deti i qetë dhe nuk pati sinjal SOS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›