E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelenski nënshkruan dekretin që bën të pamundur çdo negociatë me Putin

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me liderin e Kremlinit Vladimir Putin “të pamundur”.

Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë të Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten.

Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›