E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: 11,000 trupa të Koresë së Veriut u vendosën në Kursk, Perëndimi të reagojë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se 11 mijë trupa të Koresë së Veriut  janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë për të mbështetur trupat e Kremlinit ndërsa përpiqen të largojnë forcat ukrainase ende nën kontrollin e territorit pas pushtimit të tyre të befasishëm gushtin e kaluar.

“Tashmë janë 11,000 në rajonin e Kurskut. Ne shohim një rritje të numrit të koreano-veriorëve, por jo reagimin e partnerëve tanë” në Perëndim, tha presidenti i Ukrainës.

Më herët. sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , deklaroi se SHBA-të vlerësojnë se ushtarët e Koresë së Veriut do të vendosen në fushat e betejës në Ukrainë.

“Nuk i kemi parë ende këto trupa të dislokuara në fushën e betejës kundër forcave ukrainase, por vlerësojmë se kjo mund të ndodhë në ditët në vijim”, tha Blinken./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›