E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Bisedime trepalëshe në nëntor për arritjen e paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ka diskutuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për bisedimet e ardhshme trepalëshe mes negociatorëve të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për arritjen e paqes.

Bisedimet pritet të zhvillohen në fillim të muajit nëntor, tha Zelensky, duke shtuar se Kievi dëshiron të përfshijë Evropën dhe, ndoshta, edhe Turqinë në diskutimet mbi mënyrën se si mund t’i jepet fund luftës, e cila ka hyrë në vitin e pestë.

Zelensky, i cili ndodhet për vizitë në Stamboll, deklaroi gjithashtu se ka rënë dakord që Turqia të rrisë mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me sulme gjithnjë e më intensive ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›