E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: Fond kompensimi nga Rusia, të ndjejë peshën e çdo rakete që ka hedhur mbi Ukrainën

Ukraina prej gati tre muajsh po përballet me një sulm të forcave ruse, ku shkatërrimet dhe masakrat ndaj civilëve janë në përmasa të konsiderueshme. Teksa për vrasjen dhe masakrat ndaj civilëve, Ukraina kërkon hetimin e Rusisë për krime lufte, për shkatërrimin e vendit, presidenti Volodymyr Zelensky kërkon fond kompensimi nga Rusia për të gjitha dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë dhe të ndjejë peshën e çdo rakete dhe bombe që ka hedhur mbi shtëpitë e ukrainasve.

Një fond i tillë sipas presidentit Zelenskyt mund të bëhet përmes ngrirjes së kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe krijimit të një mekanizmi me vendet partnere.

“Një hap i tillë është i drejtë, kështu Rusia do të ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, të çdo bombe, të çdo predhe. Të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë të marrin kompensim për humbjet e tyre”, tha Zelensky.

Megjithatë Zelensky shtoi se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës dhe se po bëhet gjithçka për të rikthyer paqen në vend. /La Repubblica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›