E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Gati për negociata të vërteta me Rusinë

Gjatë një konference për shtyp në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për negociata të vërteta ku gjithashtu ka parashikuar bisedime shumë të vështira me Rusinë.

“Megjithatë, Kiev është i gatshëm të diskutojë për gjithçka, nga forcat paqeruajtëse deri te marrëdhëniet me NATO-n, dhe është i hapur për çdo zgjidhje për të ndaluar Putinin”, tha ai.

“ Vija e kuqe mbetet njohja e aneksimit të territoreve nga Rusia, e cila nuk do të pranohet kurrë”, shtoi ai.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›