E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Kryeministri i Indisë mund të jetë ndihmë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se kryeministri indian Narendra Modi mund të jetë ndihmë në përfundimin e luftës me Rusinë.

Në një intervistë për gazetën “The Times of India”, Zelensky tha se Narendra Modi mund të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave.

“Modi mund të jetë efektiv për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky ndikim tregon vlerën e Modit në zgjidhjen e çdo konflikti”, tha Zelensky.

Modi vizitoi Rusinë në muajin korrik, ndërsa në muajin gusht Modi vizitoi Ukrainën.

Modi u takua për herë të fundit me Putinin në Samitin e Liderëve të BRICS-it të mbajtur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse. Modi tha se problemet mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe se ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›