Zelensky: Mbajtja e Ukrainës jashtë BE kundër vetë Evropës, i kemi dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme

“Mbajtja e Ukrainës jashtë BE-së shkon kundër vetë Evropës“, kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa i ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes një procedure më të shkurtuar, sipas tij kjo do të ishte “një përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus të Ukrainës. . Zelensky thekson se shteti i tij ka dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme për të fituar statusin kandidat në BE, raporton La Repubblica.
“Unë jam i sigurt se së shpejti do të marrim një përgjigje për statusin kandidat për Ukrainën. Jam i bindur se ky vendim do të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë BE-në. Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Evropë ? T’u bëjë të qartë skeptikëve se vetë fakti i mbajtjes së Ukrainës jashtë BE shkon kundër vetë Evropës? Për shembull, gjithçka është tashmë e dukshme për pushtuesit rusë. Ata e thonë këtë kur e mundojnë popullin tonë, që me sa duket është për shkak se Ukraina shkoi në Evropë”.
Është Komisioni Evropian ai që do të përgatisë një përfundim për pyetjen tonë. Ukraina ka dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme në një kohë shumë të shkurtër dhe është bërë mirë. Javën e ardhshme do të ketë shumë bisedime të tjera po aq të rëndësishme dhe me shpresë të frytshme me liderët evropianë”, shprehet presidenti ukrainas.
/rtsh.al/