E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Rusia duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që vetëm zgjasin luftën

“Rusia duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që vetëm zvarritin luftën”, me këtë thirrje u drejtua presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky liderëve të BE-së në samit.

“Putini duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që vetëm e zgjasin luftën dhe duhet të fillojë të përmbushë atë që i premton botës”, thotë Zelensky.

Ai i kërkon botës të vazhdojë presionin ndaj Putinit sepse sikurse shprehet ai “një moment ata japin fjalën e tyre dhe disa orë më vonë kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë”.

Zelensky gjithashtu thotë se sanksionet kundër Moskës duhet të qëndrojnë në fuqi “derisa Rusia të fillojë të tërhiqet nga toka jonë dhe të kompensojë plotësisht dëmin e shkaktuar nga agresioni i saj”.

Volodymyr Zelensky thotë se zyrtarët ukrainas do të takohen me homologët e tyre amerikanë në Arabinë Saudite të hënën e ardhshme, pasi Kremlini konfirmoi bisedimet SHBA-Rusi atje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›