E Martë, 3 Nëntor 2026

Zelensky: Rusia po vështirëson paqen/ Liderët e BE, sot takim virtual për Ukrainën

Ndërkohë që Uashingtoni përgatitet të mirëpresë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, per takimin me kreun e shtepise se bardhe  të hënën, udhëheqësit evropianë do te zhvillojne pasditen e se djeles ne një takim virtual për të diskutuar situatën e luftës në Ukrainë.

Takimi do bashkëkryesohet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, me pjesëmarrjen e më shumë aleatëve të Ukrainës.

Ky takim është pjesë e “koalicionit të të vullnetshëmve”, një grup shtetesh që synon të mbeshtese arritjen e nje marrëveshje per fundin e luftes në Ukrainë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme. Udhëheqësit e koalicionit janë të angazhuar për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbështetur përpjekjet e saj në luftën kundër agresionit rus.

Në  një deklaratë të përbashkët, një grup udhëheqësish evropianë thonë se janë “të gatshëm të punojnë” drejt një samiti trepalësh.

Presidenti Trump, sipas medias amerikane Axios, ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim trepalësh me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, te premten më 22 gusht.

Nderkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thote se “ndalimi i vrasjeve është një element kyç për ndalimin e luftës”, por shton se Rusia po i ndërlikon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në X ai shkruan: “Ne shohim që Rusia kundërshton thirrje të shumta për armëpushim dhe ende nuk ka përcaktuar se kur do t’i ndalë vrasjet.” “Kjo e ndërlikon situatën.”thote zelensky.

Ai shton se mund të duhen “po aq shumë përpjekje” që Rusia të arrijë një “bashkëjetesë paqësore” me Ukrainën, duke akuzuar Putinin se i mungon “vullneti për të zbatuar një urdhër të thjeshtë për të ndaluar sulmet”.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Tetë vendeve nordike baltike thonë se Putinit “nuk mund t’i besohet”, por keto vende “mbeten të palëkundura” në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›