Zelensky: Ukraina e gatshme për bisedime direkte me Rusinë, Moska të pranojë armëpushimin 30-ditor

Gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për bisedime të drejtpërdrejta të paqes me Rusinë nëse Moska pajtohet për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor.
“Dy burime pranë Zelenskyt thanë se ky i fundit dhe udhëheqësit evropianë i thanë Trump se nëse është rënë dakord për armëpushim, Ukraina është e gatshme të fillojë bisedimet e drejtpërdrejta të paqes me Rusinë”, transmetojnë mediat ukrainase.
Zelensky dhe udhëheqësit evropianë theksuan se Kievi është i përgatitur për një ndërprerje të plotë të armiqësive në tokë, në ajër dhe në det nga e hëna e 12 majit.
Nëse Rusia pajtohet dhe sigurohet një monitorim efektiv nga bashkësia ndërkombëtare, palët mund të vazhdojnë në negociatat e fazës tjetër.
Liderët evropianë i shpjeguan Trumpit se nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin 30-ditor, vendet evropiane do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Trump dukej i kënaqur kur pa Ukrainën duke përqafuar armëpushimin dhe duke pranuar negociata të drejtpërdrejta me Rusinë”, theksojnë mediat ukrainase.
Pas takimit të koalicionit të vullnetit, Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe liderët ee katër vendeve evropiane – Gjermani, Francë, Poloni dhe MB – mbajti një bisedë telefonike me homologun e tyre amerikan, Donald Trump.
Në fillim të kësaj jave, Donald Trump bëri apel për një armëpushim 30-ditor dhe kërcënoi me sanksione kundër çdokujt që e refuzon. Nga ana tjetër, Kremlini ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare.
/rtsh.al/