E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me SHBA-në

Kievi po përgatitet për një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Do të ketë më shumë detaje nesër. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për mënyrën se si do të zhvillohen ngjarjet”, tha Zelensky.

Ai theksoi rëndësinë e koordinimit me Uashingtonin, duke nënvizuar se është e rëndësishme që SHBA-ja të ndajë të njëjtin qëndrim me Ukrainën për situatën dhe mënyrën se si mund t’i jepet fund luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›