E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky bën thirrje që garancitë e sigurisë të fillojnë menjëherë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që garancitë e sigurisë të fillojnë menjëherë.

“Është e rëndësishme që garancitë e sigurisë që 26 vendet të gatshme synojnë t’i ofrojnë Ukrainës të fillojnë sot dhe jo vetëm kur të mbarojë konflikti. Janë 45 vende në koalicionin e të vullnetshmëve dhe 26 janë të gatshme të ofrojnë mbështetje të vërtetë, dhe Italia është natyrshëm pjesë e tyre. Në javët e ardhshme do të flasim me vendet individuale për të kuptuar se si do të kontribuojnë”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se jo të gjitha vendet “të gatshme” do të ofrojnë ndihmë ushtarake, por disa do të mbështesin mbrojtjen e Kievit me burime financiare dhe materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›