E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky i kërkon Perëndimit që të ‘sjellë Rusinë para drejtësisë’ me ndalimin e naftës

Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet e tij për vendet në Perëndim që të “sjellin Rusinë para drejtësisë” duke refuzuar naftën ruse dhe duke bllokuar plotësisht bankat ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar raporton BBC.

Volodymyr Zelensky po fliste përmes një përkthyesi në Parlamentin grek në Athinë.

BE-ja po propozon një ndalim të qymyrit rus. Por disa shtete anëtare po rezistojnë për të shkuar më tej, sepse ata mbështeten shumë në energjinë ruse.

Ndalimet e naftës dhe gazit nuk janë pjesë e propozimeve të fundit të sanksioneve.

“Ata që shantazhojnë Evropën me krizën ekonomike dhe energjetike gjithmonë humbasin”, tha Zelensky përmes një përkthyesi, transmeton Reuters.

“Le të jemi të sinqertë, që në fillim veprimet e Rusisë ishin të drejtuara jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›