E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky kërkon sërish para: Na duhen për të blerë 10 sisteme patriot nga SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim amerikan dhe t’ia dorëzojnë Kievit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, u shpreh ai këtë të premte.

Presidenti Zelensky ka shtuar se vendi i tij tashmë ka gjetur mbështetje për tri sisteme, dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›