Zelensky në PE: Askush nuk do të na thyejë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale.
Ai thotë se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre. Ai tha: “Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”.
Ai gjithashtu thotë se Rusia ka synuar fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur dje.
Ai i bën thirrje Parlamentit të “provojë se jeni bashkë me ne”, të provojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të provojë se janë “evropianë të vërtetë”.
Zelensky, duke folur përmes një lidhjeje video, u duartrokit në këmbë.