E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky në samitin e BE-së: Mirënjohës që nuk jemi vetëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensly, ka marrë në samitin urgjent të Bashkimit Evropian në Bruksel ku do të diskutohet përkrahja e Ukrainës dhe forcimi i mbrojtjes së shteteve evropiane.

Në një fjalim të shkurtër para gazetarëve, Zelensky falënderoi liderët evropianë për “mbështetjen e fortë” të cilën ai thotë se e ka parë “që nga fillimi i luftës dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, përfshirë javën e kaluar”.

“Jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju [dërgoni] sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona. Dhe është mirë që nuk jemi vetëm”, ka thënë presidenti ukrainas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›