Zelensky takim me liderët ushtarakë: Nuk ka asnjë kërcënim për pushtim nga Bjellorusia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimit të zhvilluar këtë të premte (14 korrik) me liderët ushtarakë ka deklaruar se nuk ka asnjë kërcënim për pushtim nga Bjellorusia. Zelensky tha gjithashtu se mbrojtja e termocentraleve bërthamore dhe kufiri verior i Ukrainës kanë qenë në fokus të bisedës mes tyre.
Takimi i Zelenskyt me liderët ushtarakë vjen pas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë se këtë javë pritej ardhja e njësive ushatarake ruse dhe grupi mercenar Wagner për një stërvitje të përbashkët me forcat bjelloruse.
Udhëheqësi i vendit Alexander Lukashenko, në fund të muajit të kaluar pretendoi se luante një rol kyç në ndalimin e marshimit të Wagnerit drejt Moskës dhe gjithashtu tha se armët taktike bërthamore që Rusia planifikon të vendosë në Bjellorusi, kishin mbërritur.
Ukraina po mbyll dhe forcon vazhdimisht kufirin e saj verior me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke inkurajuar gjithashtu civilët në disa rajone që ende jetojnë afër kufirit të largohen për në vende më të sigurta.
/rtsh.al/