Zelensky telefonatë me kryeministrin Rama: Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare! Po punojmë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E informon për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike.
Trump ka deklaruar se javën e ardhshme po përgatit një takim me Putin dhe më pas një trepalësh Putin-Trump-Zelensky.
Postimi i plotë i Volodymyr Zelenskyt në rrjetin X:
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”.