Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Qytetarë të shumtë që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të shpalljes së verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shpërthyer në zemërim pas dhënies së vendimit.
Qytetarët kanë nisur lëvizjen drejt zyrave të PDK me flamuj të UÇK-së ndërsa janë ndaluar në sheshin ‘Jahir Bajaziti’. a.b